Vaj Arre Kokosi - 400 ML - 13$ / Njesi

Facial Clay Mask gold
Përdorimi i vajit të arrës së kokosit mund të shkojë përtej kuzhinës së gatimit. Ju sjellim të gjitha përdorimet...

1. Vaji më i shëndetshëm për gatim

Vaji i arrës së kokosit është vaji më i mirë për gatim. Ai përshpejton metabolizmin, është yndyrë e shëndetshme për zemrën tuaj si dhe përmirëson tretjen.

2. Vaji i arrës së kokosit për higjienën e gojës

Vaji i arrës së kokosit vret bakteriet në gojë, duke ndihmuar në largimin e erës së pakëndshme të gojës. Po ashtu ky vaj ndihmon në zbardhjen e dhëmbëve.

3. Flokë të shëndetshëm me vajin e arrës së kokosit

Nëse doni të keni flokë të shëndetshëm mund të bëni këtë maskë.

3 deri në 5 lugë vaj arre kokosi. Masazhoni flokët me të, dhe më pas mbulojeni me kapuç plastmasi. Lëreni në flokë për 1-2 orë. Lani flokun me shampo disa herë derisa ta ndjeni që floku nuk ka yndyrë. Thajini dhe do të shihni që floku juaj do të jetë më i butë dhe me shumë ndricim. Kjo maskë ndihmon gjithashtu edhe kundër zbokthit.



4. Hidratoni trupin

Vaji i arrës së kokosit lështë një ushqyes i shkëlqyer për lëkurën e thatë. Ai ndihmon në reduktimin e infeksioneve dhe problemet me lëkurën si akne, psoriasis, dhe ekzemë.

5. Pas debilimit

Për një lëkurë më të butë dhe për të larguar shenjat mund ta përdorni këtë vaj ushqyes pas debilimit për të eleminuar dhe skuqjen.

6. Vaj arre kokosi për buzët e thata

Përdorni vajin e arrës së kokosit në formën e balsamit për buzët, për vetitë e tij antibakteriale si dhe për efektin ushqyes.

7. Shëroni pickimet e insekteve apo shenjat e lëkurës

Vaji i arrës së kokosit përshpejton shërimin, pushon krruajtjet, redukton fryrjet dhe shenjat e lëkurës. Aplikoni vaj arre kokosi në sipërfaqen e lëkurës ku keni probleme dhe do të shihni rezultate mbresëlënëse.

8. Vaji i arrës së kokosit për kujdesin e këmbëve

Vaji i arrës së kokosit kuron lëkurën e thatë të këmbëve dhe thembrat e çara. Aplikojeni tek këmbët pas dushit, vishni çorape dhe mbajeni tërë natën.



9. Mbron kundër diellit

Vaji i arrës së kokosit ka një mbrojtës natyral kundër diellit. Ai ndihmon në hidratimin, zbutjen dhe ushqimin e lëkurës. Po ashtu trajton me efektivitet djegiet e lëkurës nga dielli.

10. Heq grimin

Fërkoni zonën rreth syve me pambuk ku të keni vendosur vajin e arrës së kokosit për të hequr grimin e syve madje dhe rimelin kundër ujit.

11. Vaji i arrës së kokosit, vaj për masazh

Vaji i arrës së kokosit është një bazë e mirë në përbërjen e vajit të masazhit. Ngroheni pak vajin e arrës së kokosit derisa të shkrihet dhe bëni me të masazh.

12. Parandalon strijat apo smaliaturat në lëkurë

Aplikoni vaj arre kokosi disa herë gjatë ditës në lëkurë për të parandaluar shfaqjen e strijave apo të çarave të lëkurës.